Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë
Një 49-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, u arrestua nga policia pasi tentoi të vidhte një banesë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, dje, pas kallëzimit nga një shtetas për tentativë për vjedhje në banesën e tij, në fshatin Goskovë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe drejtonte automjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftim.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.