Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTemperaturat e larta shkaktojnë zjarr në periferi të Cërrikut (VIDEO)

Temperaturat e larta shkaktojnë zjarr në periferi të Cërrikut (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar në periferi të qytetit të Cërrikut, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me ferra, shkurre dhe një parcelë me ullinj.

E favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri u përhap me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri në kohë, duke izoluar dhe shuar vatrën e zjarrit, si dhe duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesës. Si pasojë, situata u vu nën kontroll pa u raportuar dëme në banesë.

Lini një koment