Vijon protesta e 65-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka vijuar këtë të hënë protesta e 65-të e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë në Tiranë, ku pjesëmarrësit janë mbledhur sërish kundër qeverisë.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë.
Edhe në këtë protestë nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.