Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBessent: Marrëveshja me Iranin për Ngushticën e Hormuzit mund të arrihet sot ose nesër

Bessent: Marrëveshja me Iranin për Ngushticën e Hormuzit mund të arrihet sot ose nesër

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent këtë të martë deklaroi se se mund të arrihet një marrëveshje me Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda dy ditësh.

“Jemi në bisedime me iranianët dhe mendoj se ka një shans që të arrijmë një marrëveshje sot ose nesër për të hapur Ngushticën dhe për të ecur drejt një pozicioni më të normalizuar në këtë konflikt”, tha Bessent në një intervistë me CNBC.

I pyetur nëse Teheranit do t’i lejohej të vendoste një taksë, Bessent tha se marrëveshja do të lejonte lirinë e lëvizjes në ngushticë.

“Do të ishte liri lëvizjeje. Edhe pse gjërat janë ende paksa të rrezikshme atje gjatë ditëve të fundit, pamë mjaft anije që po dalin edhe tani”, shtoi ai.

Lini një koment