Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVijon zjarri në Shqiponjë të Prrenjasit, në terren forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile

Vijon zjarri në Shqiponjë të Prrenjasit, në terren forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile

Prej dy ditësh, një vatër zjarri në zonën “Lukovë – Guri i Mekut”, në fshatin Shqiponjë të Bashkisë Prrenjas, vijon të mbajë në terren forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me ah, ndërsa terreni i vështirë malor dhe mungesa e aksesit për mjetet zjarrfikëse kanë komplikuar operacionin për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar avancimin e flakëve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, shërbimin pyjor, Bashkinë Prrenjas dhe banorët e zonës.

Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa, ndërsa dëmet janë regjistruar në sipërfaqe pyjore me ah. Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave, ndërsa u bëjnë apel qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.

Lini një koment