E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiÇfarë po ndodh me Partizanin? Të kuqtë po bëjnë edhe më keq se në periudhën më të errët

Çfarë po ndodh me Partizanin? Të kuqtë po bëjnë edhe më keq se në periudhën më të errët

Partizani ka surprizuar në fazën e katërt duke humbur plotësisht identitetin. Pasi mposhti Dinamon dhe u vendos në zonën “Final Four”, çdo gjë ndryshoi për keq. Ekipi i Kërnajës numëron vetëm 3 pikë në fazën e katërt, që vijnë nga tre barazime në gjashtë ndeshje. Kjo ecuri është edhe më e keqe se ajo e […]

Partizani ka surprizuar në fazën e katërt duke humbur plotësisht identitetin. Pasi mposhti Dinamon dhe u vendos në zonën “Final Four”, çdo gjë ndryshoi për keq.

Ekipi i Kërnajës numëron vetëm 3 pikë në fazën e katërt, që vijnë nga tre barazime në gjashtë ndeshje. Kjo ecuri është edhe më e keqe se ajo e fazës së parë. Atëherë kur Partizani nën drejtimin e Mladen Milinkoviç regjistroi 4 pikë në gjashtë javë dhe po kalonte periudhën më të errët të sezonit.

Ecuria e gjashtë javëve të para solli dhe shkarkimin e Milinkoviç. Tashmë, të kuqtë rrezikojnë të dështojnë gjithë sezonin.

Aktualisht është Dinamo që e gëzon vendin e katërt me pikë të barabarta, falë avantazhit në përballjet direkte me Partizanin. Ekipi i Ilir Dajës ka po ashtu mundësinë, që të shkëputet pasi do luajë sfidën e saj me Flamurtarin.

Lini një koment