E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin, tripletë për 34 minuta me Austin dhe festë me daulle!

Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin, tripletë për 34 minuta me Austin dhe festë me daulle!

Një natë e paharruar do të jetë ajo që sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka përjetuar me fanellën e Austin në Kupën e Ligës. Futbollisti beratas ishte protagonist absolut në ndeshjen kundër Puebla, ku shënoi 3 golat e fitores. Dhe këtë e bëri brenda 34 minutash në pjesën e parë.

Për Uzunin ishte tripleta e parë me fanellën e Austin. Pas ndeshjes ai mori topin me vete, ndërsa klubi amerikan ka postuar një video në rrjetet sociale, ku sulmuesi kuqezi shfaqet në versionin “Haaland”, duke i rënë daulles.

Dy golat e parë Uzuni i realizoi shumë shpejt, në minutat 4 dhe 7, ndërsa në minutën e 34-t kompletoi mbrëmjen e tij magjike. Goli i tretë ishte edhe më i bukuri për nga mënyra e realizimit, me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës.

Në fund festa ishte e gjitha për lojtarin e Kombëtares shqiptare, tashmë një titullar kyç në skuadrën amerikane.

Lini një koment