Arsenali, Saliba kthehet në stërvitje pas më shumë se tre muajsh
William Saliba është rikthyer në stërvitje të plotë me Arsenalin. Kanë kaluar tre muaj e gjysmë që nga paraqitja e tij e fundit, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Francës. Saliba është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë që, ndonëse nuk kërkoi ndërhyrje kirurgjikale, kishte nevojë për një periudhë të gjatë rehabilitimi.
Mbrojtësi qendror mori pjesë në një seancë stërvitore të martën, në prag të ndeshjes së Arsenalit kundër Slavia Pragës. Saliba nuk ka luajtur që kur u zëvendësua në pjesën e parë të humbjes 2-0 të Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.