Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident i rëndë në Elbasan-Peqin, trailer-i përplaset me autobusin, një e plagosur

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, trailer-i përplaset me autobusin, një e plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Një trailer dhe një autobus janë përplasur fort, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një vajzë, e cila ndodhej në autobus, ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e saj shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Lini një koment