E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›RUMANI – Danubi në nivele kritike, në rrezik funksionimi i centralit bërthamor të Cernavodës

RUMANI – Danubi në nivele kritike, në rrezik funksionimi i centralit bërthamor të Cernavodës

BUKURESHT, 11 gusht /ATSH -ANSA/ – Rumania mund të mbyllë një reaktor të dytë të centralit bërthamor të Cernavodës për shkak të rënies së nivelit të Danubit.

Impianti mund të ndalet brenda 48 orëve të ardhshme, pasi niveli i ujit të lumit po bie dhe po vështirëson funksionimin e sigurt të pompave të ftohjes.

Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, duke cituar mediat lokale.

Reaktori i parë i centralit u mbyll në fund të korrikut.

Lini një koment