E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë n�

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë n�

Një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka marrë vëmendjen më të madhe ditët e fundit.

Rama u pyet nga gazetarët për këtë përplasje dhe nëse ai e ka kërcënuar kryebashkiakun përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu e nëse Veliaj qëndron pas protestave.

Kryeministri nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha: “Të tjerat janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Sa janë të rëndësishme ato për ne, aq janë edhe për mua, ato që pyetët ju”.

Edi Rama:

Raporti i progresit është pasqyrë e punës së qeverisë. Kush do të dijë në çfarë forme është qeveria, lexon raportin dhe e ka aty dëftesën. Një dëftesë që mua më gëzon dhe është e qartë që mua më gëzon që shqipëria ka bërë progres dhe shqiptarët nuk e përcaktojjnë dot nga kanalet e tv. Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë çdo ditë me objektivin për të cilin jemi mbledhur, objektivi historik për bashkimin e vendit me europën dhe moslejimin e humbjes së një mundësie historike.

Të tjerat janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Sa janë të rëndësishme ato për ne, aq janë edhe për mua, ato që pyetët ju.

Lini një koment