Monday, 31 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaA mund të largohet Rama nga protesta? Përgjigjet Andi Bushati

A mund të largohet Rama nga protesta? Përgjigjet Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka dhënë qëndrimin e tij në “Now” lidhur me vazhdimësinë e protestave qytetare ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Bushati thekson se protesta e ka arritur qëllimin e saj kryesor, pasi tregoi pakënaqësitë që kishin një masë e madhe qytetarësh ndaj regjimit aktual.

“Do mjaftonte qoftë dhe një javë protestë dhe ai masivitet që ne e kemi parë bashkë me njerëzit që e mbështesnin për të kuptuar që në këtë vend ka një pakënaqësi ekstreme.

Pavarësisht nga sasia e ditëve, edhe sikur sot të ndërpritej protesta, e ka arritur qëllimin. Pra, protesta na ka treguar që me qeverinë Rama në veçanti dhe me këtë klasë politike në përgjithësi, njerëzit janë të stërlodhur.

Edhe po dolën në shtator, edhe po ishin pak, edhe po u bënë prapë po aq shumë sa ishin, nuk besoj se do kemi një mesazh më të madh se kaq sa është dhënë”, tha Bushati.

I pyetur nëse objektivat që ka vënë protesta mund të sjellin një largim te Ramës, Bushati argumenton se largimi i kryeministrit nuk varet më nga qytetarët apo numri i ditëve të protestës. Ai thekson se në shumë vende qeveria nuk jep dorëheqje me dëshirë edhe nëse dalin 2 milionë shqiptarë.

“Kjo nuk varet më nga protesta, kjo varet nga ai të cilit i janë drejtuar kërkesat. Sepse çfarë ndodh në vendet demokratike? Nuk ka njeri që e lëshon pushtetin me qejf, me dëshirë.

Në vendet demokratike njerëzit, liderët kur shohin që njerëzit janë të pakënaqur me ta largohen, sepse përndryshe presin zgjedhjet dhe çojnë veten dhe forcat e tyre politike karrocë.

Në këtë vend ku janë suprimuar zgjedhjet, edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria s’ka pse jep dorëheqjen. Kështu që suksesi i protestës nuk varet nga mënyra si do reagojë qeveria, sepse qeveria dihet si do reagojë: do vazhdojë të vjedhë dhe do vazhdojë, në fund, për të fshehur vjedhjet, të vjedhë votat”, tha analisti, Andi Bushati.

Lini një koment