E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›A u votua largimi i Spiropalit? Kikia debat me Bidon: U votua apo nuk u votua? – Euronews Albania https://www.youtube.com/watch?v=GKOWE7hw3No

A u votua largimi i Spiropalit? Kikia debat me Bidon: U votua apo nuk u votua? – Euronews Albania https://www.youtube.com/watch?v=GKOWE7hw3No

Një debat është zhvilluar këtë të hënë në emisionin NOW me Erla Mëhillin mes gazetarit Mentor Kikia dhe deputetit socialist Ardit Bido, lidhur me votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.

Gjatë diskutimit në studio, gazetari Kikia këmbënguli vazhdimisht për të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse largimi i Spiropalit u hodh në votim apo ishte një vendim i njëanshëm gjatë punimeve të Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalëzit. Nga ana tjetër, deputeti Bido i shmangu përgjigjet përfundimtare mbi procesin e votimit, duke e lënë në pikëpyetje mënyrën formale se si u mor ky vendim dhe duke sjellë ngritjen e toneve mes palëve në studio.

Pjesë nga debati:

Bido:Termin përjashtim, se nuk ka pasur përjashtim. Përjashtimi është tjetër nocion, është çregjistrim nga partia, është mosqenia më anëtar i Partisë Socialiste. Sa i përket grupit parlamentar, është procedurë më vete, ku kryetari i grupit parlamentar do të duhet t’i dërgojë një shkresë kryetarit të Kuvendit, që përcakton që X deputet nuk është më deputet i Partisë Socialiste.

Jo, sepse për mua diferenca nuk është e vogël, është e madhe nëse je më anëtar i Partisë Socialiste.

Kikia: Ju thatë që kryetari i Partisë Socialiste bëri një propozim dhe u vendos. Kush e vendosi?

Bido: Një anëtar i Asamblesë votohet kur bëhet anëtar, për pasojë edhe kur largohet.

Kikia: Nuk po them përjashtohet, tani po them kur largohet. Nuk po përdorim termin përjashtim, por dëbim me të mira.

Bido: Internim, dëbim, tani sa terma të vështirë që përdorni.

Kikia: Kryetari i Partisë Socialiste ka propozuar që një anëtar i Asamblesë të largohet nga forumet drejtuese të partisë. Kjo mjafton që ky anëtar të mos jetë më anëtar apo duhet të kalojë në votim? A u bë një votim dhe, nëse jo, pse nuk u bë? A është ky largim tani statutor?

Bido: Tani, në radhë të parë, mua më vjen mirë kjo dëshira për të diskutuar për çështjet e brendshme të Partisë Socialiste. Pra, mbi procedurat e brendshme të vendimmarrjes në Partinë Socialiste, mbi statutin e Partisë Socialiste dhe mbi të gjithë dinamikën e brendshme të Partisë Socialiste.

Kikia: Thuaje pra, shumë e shkurtër: u votua apo nuk u votua?

Bido: Do ta them sipas siç e do ti apo do ta them si e dua unë? Unë do ta them siç e dua unë tani. Kur unë të përfundoj atë që kam për të thënë.

Kikia: Ti s’mund të thuash pse ne jemi të interesuar çfarë ndodh në PS. Për fat të keq, jemi të interesuar. Ne e shuam kuriozitetin tani: kush e shkarkoi Elisën?

Bido: Kur unë të përfundoj se çfarë dua të them, atëherë mundemi në një diskutim. Po nëse nuk dëgjon, nuk ke për ta marrë vesh njëherë. Besoj se më thelbësore këtu është akti politik i vendosjes së një vije të kuqe brenda partisë, që unë besoj se është e vetëkuptueshme që çështjet dhe problematikat që ka brenda partisë, kundërshtitë, mendimet ndryshe, idetë e kundërta, diskutohen brenda forumeve të partisë dhe nuk kthehen në një diskutim në mejdan kjo gjë.

Kikia: Nuk ka nevojë për logjikë këtu. Ne, për dreq, na intereson partia juaj. Ka ndonjë problem?

Bido: Ta mbaroj logjikën politike. Organizmat politike, partitë politike, janë oferta të cilat tentojnë të bindin qytetarët se kush duhet të qeverisë vendin.

Kikia: Po këtë e dimë ne, zotëri. Kush e shkarkoi Elisën?

Bido: Po lëre, mos ta mbarojmë, zotëri.

Kikia: Po jo, more zotëri, po ka një çikë rregull tani. Ka një çikë përgjegjësi morale këtu. Tani ke qenë në atë sallë, ke ulur kokën poshtë karriges kur Rama tha: “Ule tani”. Del dhe thuaj që propozoi dhe u miratua. Unë po të bëj një pyetje: kush e miratoi?”

Lini një koment