Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaModaA$AP Rocky përgëzon Rihanna-n si person magjepsës dhe të sinqertë

A$AP Rocky përgëzon Rihanna-n si person magjepsës dhe të sinqertë

A$AP Rocky shpreh krenarinë e tij të madhe për partneren e tij, Rihanna-n. Në një intervistë për revistën W, reperi dhe ikona e stilit foli me shumë admirim për të, duke theksuar ndryshimet që ajo ka pasur gjatë viteve dhe interesat që ata ndajnë së bashku.

Kur u pyet si ka ndryshuar Rihanna që nga fillimi i lidhjes së tyre, Rocky u shpreh: “Ajo ka ndryshuar shumë sepse ndërkohë u bë nënë, dhe kjo padyshim të ndryshon. Por kjo grua ka qenë gjithmonë magjike. Në aspektin filozofik, mënyra se si vepron është në një nivel tjetër. Ajo është personi më magjepsës dhe më i sinqertë në botë. Energjia e saj është e papërsëritshme – unike. Thjesht e adhuroj.”

Ai gjithashtu përmendi disa aktivitete që ata i bëjnë së bashku. “Kemi shumë interesa të përbashkëta,” tha Rocky. “Jemi të dashuruar pas dokumentarëve, si ai për Bob Marleyn. Të shikojmë filma bashkë është shumë argëtuese. Më duhet të them së kemi parë El Cantante rreth 15 herë.”

Vitin e kaluar, kur Rihanna ishte fytyra e kopertinës së Harper’s Bazaar në mars 2025, ajo foli për marrëdhënien me Rocky-n, duke theksuar se “gjëja më e bukur” është ta shohë atë si baba i tre fëmijëve të tyre: RZA, Riot dhe Rocki.

“Më nervozojnë në mënyrë të këndshme sepse djemtë e mi ndonjëherë jetojnë më shumë për të sesa për mua,” u shpreh në shaka ajo. “Dhe unë u them, ‘A dini kush ju përgatiti ushqim? A dini kush ju solli në jetë?’ Ata e duan atë, por kur e shoh këtë, oho, është më e bukura.”

Rihanna gjithashtu foli për mënyrën si përpiqen të jetojnë si të mos i shikonte bota rreth tyre. “Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe sidomos për të,” shtoi ajo. “Ai gjithmonë më kujton, pavarësisht sa sfida kemi në jetë, në karrierë dhe si prindër, thotë, ‘A e kujton kur ishim miq? Kur thjesht kalonim kohë së bashku për të qeshur?'”

Lini një koment