Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Bellai: Fituam një ndeshje të vështirë, Dinamo City është përpara me përgatitjen fizike!

Abissnet Superiore: Bellai: Fituam një ndeshje të vështirë, Dinamo City është përpara me përgatitjen fizike!

Për trajnerin e Vorës triumfi në “Elbasan Arena” kishte mjaft vlera pasi u arrit përballë një skuadre të plotësuar dhe shumë përpara sa i përket përgatitjet fizike.

“Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë për ne jo vetëm për faktin se dy ekipet kanë diferenca në organikë, por edhe për faktin se zbritën në fushë dy skuadra, të cilat nuk kanë të njëjtin ritëm. Dinamo City është përgatitur prej javësh pasi ka zhvilluar shumë ndeshje në eliminatoret e kupave të Europës. Në aspektin fizik ata ishin më mirë”, analizoi Bellai.

Lini një koment