E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Bylisi mposht Elbasanin

Abissnet Superiore: Bylisi mposht Elbasanin

Bylisi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Ballshiotët kanë mposhtur 2-1 kryesuesit e Elbasanit në javën e parafundit të kampionatit.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë në sfidën që u transmetua në RTSH 2. Marku shënon golin e avantazhit për vendasit, miqtë barazojnë me Lukilin, por një autogol i Olberkis vulos fitoren e ballshiotëve.

Bylisi ngjitet në kuotën e 41 pikëve në klasifikim dhe në javën e fundit do të luajë në transfertë kundër Vorës. Elbasani pavarësisht humbjes ruan vendin e parë në renditje me 62 pikë.

Lini një koment