Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Ilir Daja: Rotacioni i nevojshëm, katër ndeshje brenda pak ditësh janë shumë!

Abissnet Superiore: Ilir Daja: Rotacioni i nevojshëm, katër ndeshje brenda pak ditësh janë shumë!

Dinamo City humbi ndeshjen në “Elbasan Arena” përballë Vorës, e cila bëri gjithçka mirë për të marrë tri pikë të arta.

Në fund të ndeshjes Ilir Daja, për mikrofonët e “Super Gol”, tha se rotacioni i rëndë që kishte aplikuar ishte i detyrueshëm dhe se këtë ndeshje ekipi i tij mund ta kishte zgjidhur vetëm me episode..

“Brenda pak ditësh do të luajmë katër ndeshje. Rotacioni duhej sepse më duhet të kem lojtarët gati për ndeshjen e kthimit me PAFOS”, tha Daja.

Lini një koment