Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Partizani spostohet në Rrogozhinë për ndeshjen me Laçin

Abissnet Superiore: Partizani spostohet në Rrogozhinë për ndeshjen me Laçin

Partizani nuk ka gati fushën e tij dhe për këto javë të para të kampionatit duhet të gjejë strehë në një stadium tjetër edhe si ekip pritës. Ndeshjen e parë të kuqtë e luajtën në stadiumin e Vorës, ku barazuan 0-0 me Teutën.

Për ndeshjen e javës së dytë të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, Partizani ka zgjedhur stadiumin e Rrogozhinës. Sërish kryeqytetasit luajnë si skuadër pritëse, këtë herë ndaj Laçit. Kjo ndeshje është programuar të luhet ditën e shtunë, në orën 18:30, në fushën me bar natyral të stadiumit “Arena Egnatia”.

Për Partizanin është një ndeshje e rëndësishme dhe objektivi i vetëm është fitorja. Trajneri Bratu nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Human, i ndëshkuar me karton të kuq kundër Teutës.

Lini një koment