Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveAdemi kujton Vokrrin: Pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës

Ademi kujton Vokrrin: Pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 9, 2026

Ademi kujton Vokrrin: Pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri në tetë vjetorin e ndarjes nga jeta. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se Vokrri jo vetëm që i përket historisë, por është bërë pjesë e identitetit të kombit dhe e futbollit kosovar. Ademi po ashtu ka postuar edhe foto ku ka bërë homazhe tek varri i ish-kreut të FFK-së, i cili me autoritetin dhe vizionin e tij e udhëhoqi futbollin kosovar drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Postimi i plotë i Ademit:

Tetë vjet pa Legjendën e numrit 9

Ka emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por bëhen pjesë e identitetit të një kombi. E një emër i tillë është padyshim Fadil Vokrri.

Ai ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova gjatë viteve të 80-ta dhe që gjatë karrierës së tij e barti me krenari fanellën me numrin 9. E pikërisht më 9 qershor 2018, ai u nda nga jeta, duke e lidhur përgjithmonë këtë numër me emrin dhe trashëgiminë e tij.

Sot, tetë vjet më vonë, kujtimi për të mbetet po aq i fortë sa dita kur na la. Fadil Vokrri nuk ishte vetëm një golashënues i jashtëzakonshëm dhe një ikonë e futbollit. Ai besoi në ëndrrën e Kosovës kur ajo dukej e paarritshme dhe punoi pa u ndalur për ta bërë realitet.

Nga sukseset në fushën e blertë deri te udhëheqja e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ai la gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë.

Numri 9 në fanellën e tij simbolizonte golat, suksesin dhe lidershipin. Data 9 qershor na kujton dhimbjen e humbjes së tij, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe vazhduar rrugën që ai e ndërtoi.

Fadil Vokrri mbetet më shumë se një emër në historinë e futbollit tonë. Ai është frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës.

Përherë në kujtimet tona. Përherë Legjendë.

Leave a Reply

Lini një koment