Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveAdemi përgëzon Lisian Thaçin për transferimin te Bayerni

Ademi përgëzon Lisian Thaçin për transferimin te Bayerni





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 17, 2026

Ademi përgëzon Lisian Thaçin për transferimin te Bayerni


Lisian Thaçi ka bërë hapin e tij të madh në karrierë. Ai i është bashkuar Bayern Munichut, si pjesë e programit “FC Bayern Global Academy”, programi ndërkombëtar i klubit bavarez për zhvillimin e futbollistëve të rinj me potencial të madh.

Rreth lëvizjes së tij reagoi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi duke e përgëzuar atë për këtë transferim.

“Talenti, por edhe puna e mirë, gjithmonë shpërblehen. Kjo po dëshmohet edhe në Kosovë, ku puna e vazhdueshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj ka bërë që klubet e mëdha evropiane të vijnë me kampe të ndryshme, ndërsa skautët dhe trajnerët e tyre të jenë vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja.

Një prej këtyre shembujve është Lisian Thaçi, i cili tashmë është pjesë e FC Bayern Munich dhe do të vazhdojë zhvillimin e tij në një prej programeve më prestigjioze të klubit bavarez.

Bayern-i edhe më herët ka vlerësuar dhe zhvilluar talente me origjinë nga Kosova si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi, ndërsa tash radha është e Lisianit

I uroj shumë suksese anëtarit të Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm.

I lumtë Shkollës së Futbollit Peja dhe të gjithë trajnerëve që kanë kontribuar në formimin e tij”, deklaroi Ademi.

Leave a Reply

Lini një koment