Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveAdemi priti klubet që siguruan kalimin në një rang më të lartë të garave

Ademi priti klubet që siguruan kalimin në një rang më të lartë të garave





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 1, 2026

Ademi priti klubet që siguruan kalimin në një rang më të lartë të garave


Presidenti Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së drejtuesit e klubeve, të cilët kanë arritur të promovohen në një rang më të lartë të garave për edicionin e ri.

Në këtë pritje, presidenti Ademi uroi përfaqësuesit e klubeve për sukseset e arritura dhe i përgëzoi për punën e bërë ndër vite në ngritjen e standardeve sportive dhe organizative.

Ai u shprehu suksese në Superligë FC Vushtrria dhe FC Feronikeli 74, pastaj FC Mitrovica dhe FC Lepenci në Ligën e Parë, FC Dardana 10 dhe FC Istogu 03 në Ligën e Dytë, FC 2 Korriku në Superligën e vajzave dhe FC Policia dhe FC Rahoveci në Superligën e futsallit.

Presidenti Ademi theksoi se ky promovim është rezultat i një pune të gjatë, përkushtimit të vazhdueshëm dhe besimit në projektet sportive që secili klub ka ndërtuar ndër vite. Sipas tij, këto suksese dëshmojnë qartë se puna e mirë, organizimi profesional dhe vizioni i qëndrueshëm sportiv gjithmonë shpërblehen me rezultate konkrete.

Ai gjithashtu u shpreh se FFK do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e klubeve dhe ngritjen e nivelit të garave në të gjitha kategoritë, me qëllim avancimin e mëtejshëm të futbollit dhe futsallit në Kosovë.

Leave a Reply

Lini një koment