Tuesday, 11 August 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaAdministrata e Sigurimeve Sociale shton 14 diagnoza në listën e përshpejtimit të përfitimeve

Administrata e Sigurimeve Sociale shton 14 diagnoza në listën e përshpejtimit të përfitimeve

Administrata e Sigurimeve Sociale njoftoi të martën se ka shtuar 14 diagnoza të reja në programin “Compassionate Allowances”, të krijuar për të përshpejtuar përpunimin e kërkesave për përfitime për njerëzit me sëmundje të rralla, serioze ose që rrezikojnë jetën. Me këto shtesa, lista përfshin tani 314 kushte dhe, sipas administratës, ka ndihmuar rreth 1.2 milion njerëz të marrin miratime për përfitime.

Siç raporton CBS News, Administrata përdor sisteme teknologjike për të skanuar aplikimet dhe identifikuar kushtet e listës, çka shpesh rezulton në miratim brenda disa ditësh; krahasimisht, një aplikim tipik mund të marrë gjashtë deri në tetë muaj për t’u aprovuar. Komisioneri i Sigurimeve Sociale, Frank Bisignano, tha se iniciativa e “Compassionate Allowances” synon të thjeshtësojë procedurat dhe t’u japë mbështetje të shpejtë personave me diagnoza që ndryshojnë jetën.

Këtu janë 14 diagnozat e reja të përfshira: Adenylosuccinate Lyase deficiency – Neonatal Form and Type 1; Aicardi syndrome; Baraitser-Winter syndrome; Beare-Stevenson cutis gyrata syndrome; Bohring-Opitz syndrome; CASK-related gene disorders; Hepatosplenic T-cell lymphoma; Lafora disease; Malignant Migrating Partial Seizures of Infancy (MMPSI); OPHN1 syndrome; Primary cardiac sarcoma; Primary intracranial malignant melanoma; Uveal Melanoma – with metastases; Warburg micro syndrome.

Sipas CBS News, programi i “Compassionate Allowances”, i nisur më 2008, mbetet një mjet për të përshpejtuar aksesin në përfitime për pacientët me diagnoza të rënda dhe për të reduktuar vonesat administrative për raste urgjente.

Lini një koment