ADNOC dhe G42 nënshkruajnë marrëveshje me OpenAI-n: gjiganti shtetëror i energjisë integron inteligjencën artificiale në operacionet e tij
Kompania shtetërore e energjisë e Abu Dhabit, ADNOC, dhe firma e inteligjencës artificiale G42 nënshkruan të hënën një marrëveshje me OpenAI-n, sipas së cilës gjiganti shtetëror do të integrojë aftësi të avancuara të inteligjencës artificiale në të gjitha operacionet e tij, siç njofton Reuters, duke cituar Zyrën e Medias së Abu Dhabit.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së drejtorit ekzekutiv të OpenAI-t, Sam Altman, në Abu Dhabi, ku ai u takua me princin e kurorës Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe mori pjesë në ADIPEC, panairin më të madh të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nënshkrimi shënon një hap tjetër në garën e kompanive të mëdha të energjisë për ta vendosur inteligjencën artificiale në qendër të operacioneve të tyre, nga kërkimi dhe prodhimi te menaxhimi i rrjeteve dhe i tregtisë.