E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Afrim Qendro përgënjeshtron lajmet për shkarkimin nga IKMT: Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani

Afrim Qendro përgënjeshtron lajmet për shkarkimin nga IKMT: Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani

Prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, në disa media në Shqipëri po qarkullon një lajm me burime se kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro, është shkarkuar nga detyra, siç njofton Shqiptarja.com.

Sipas këtyre lajmeve, Qendro është zëvendësuar nga Enton Koni, i cili më parë ka qenë drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Deri më tani, megjithatë, nuk ka asnjë reagim apo konfirmim zyrtar nga institucionet.

I kontaktuar nga Report Tv, vetë Afrim Qendro u shpreh se “nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”, duke përgënjeshtruar kështu lajmet e shpërndara në rrjetet sociale dhe në portale.

Qendro është një ndër figurat e njohura të politikës dhe biznesit në Gjirokastër: ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryetar bashkie, ndërsa para se të emërohej drejtor i IKMT-së kishte mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër.

Lini një koment