AGJENDA NDËRKOMBËTARE 10.11.2026
ABU DABI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Negociata midis Ukrainës dhe Rusisë nën ndërmjetësimin e SHBA-së.
PARIS (Francë) – Thirrje e re për grevë nga një koalicion i sindikatave të shkollave të mesme, universiteteve dhe mësuesve.
VARSHAVË (Poloni) – Takim i Gjykatës Kushtetuese, në qendër të një beteje midis qeverisë dhe opozitës nacionaliste.
BERLIN (Gjermani) – Kancelari Merz pret homologun e tij hungarez Peter Magyar, përpara një konference të përbashkët për shtyp.
VARNA (Bullgari) – Kryeministri Rumen Radev pret presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave evropianë të Buxhetit.
MYNIH (Gjermani) – Panairi botëror i elektronikës ”Electronica”.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Samiti i teknologjisë i organizuar nga ”The Times”.
BRUKSEL (Belgjikë) – Harry dhe Meghan në Parlamentin Evropian për të diskutuar rreziqet e mediave sociale për fëmijët.
JERUZALEM – Seanca inauguruese e Knesetit të ri.
LIMA (Peru) – Inaugurimi i një statuje gjigante të papa Leones XIV./ a.jor.