Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAguero: Nëse do të isha trajner, do luaja gjithmonë me Lautaron

Aguero: Nëse do të isha trajner, do luaja gjithmonë me Lautaron

“Nëse do të isha trajner, do luaja gjithmonë me Lautaron, në çdo ndeshje. Edhe sot. Pavarësisht nëse shënon apo jo, sepse besoj se Argjentina ka nevojë për një qendërsulmues të vërtetë”, tha Sergio Aguero për ESPN Argentina.

Lidhur me sulmin e Albiceleste, ai vazhdoi: “Julián, nga ana tjetër, nuk është një numër 9 i pastër në zonën e penalltisë. Ky është një mendim që e kam prej kohësh. Është gjithashtu e qartë se Julián mund të luajë në krah, si sulmues i dytë, dhe madje edhe përkrah Leo Messit”.

“Megjithatë, për sa më përket mua, Lautaro duhet të qëndrojë në sulm. Jam i lumtur që ai e ka gjetur përsëri rrjetën, sepse një gol gjithmonë i jep një sulmuesi besim. Do ta lija gjithmonë në qendër të sulmit”.

Lini një koment