Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AAkanji, entuzias për rinovimin e Chivu me Interin: Kënaqësi e madhe të punoj me të

Akanji, entuzias për rinovimin e Chivu me Interin: Kënaqësi e madhe të punoj me të

Mbrojtësi i Interit, Manuel Akanji, foli në zonën mikse pas fitores së Zvicrës ndaj Bosnjës. Gjatë intervistës, ai u njoh për herë të parë me lajmin se Cristian Chivu kishte rinovuar kontratën me Interin.

“Chivu ka rinovuar? Vërtet? Nuk e kisha lexuar… Për dy vite? Shumë mirë, jam vërtet i lumtur për të. Kaluam një sezon shumë të mirë së bashku dhe më pëlqen shumë edhe si njeri, ndaj jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të punoj me të”.

I pyetur se çfarë trajneri është Chivu, mbrojtësi helvet u përgjigj: “Mendoj se i kupton shumë mirë lojtarët. Edhe vetë ka qenë futbollist, ka luajtur në këtë nivel dhe ka fituar shumë trofe me Interin, ndaj e di saktësisht se çfarë i nevojitet klubit. Gjithashtu, është shumë i aftë në komunikim. Flet vazhdimisht me ne lojtarët dhe është gjithmonë i gatshëm të na dëgjojë”.

Lini një koment