E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, nise

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, nise

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër që lidh qytetin e Fierit me Vlorën, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Gjatë humbjes së kontrollit nga mjetet e përfshira në aksident, njëra prej tyre “ka përplasur një këmbësor i cili ka mbetur i lënduar”.

Personi i dëmtuar “është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore” nga ekipet e emergjencës.

Menjëherë pas njoftimit, “shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po kryejnë veprimet procedurale”, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të përplasjes.

Lini një koment