Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident fatal në Laknas, humb jetën 48-vjeçari

Aksident fatal në Laknas, humb jetën 48-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Laknas.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, automjeti me drejtues shtetasin Egnisjan Vraja, 20 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi Luan Gaci., 48 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Policia thotë Se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment