E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur e makinë një këmbësor. Fatkeqësisht nga përplasja dhe plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14. Më tej bëhet me dije se shoferja është shoqëruar nga policia teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një koment