Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej makinave është përmbysur në mes të rrugës.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa gjendja shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment