Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident i rëndë në Fier, plagosen 4 persona! Mes tyre dy turistë

Aksident i rëndë në Fier, plagosen 4 persona! Mes tyre dy turistë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak orë më parë në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura, ku mësohet se janë përplasur dy automjete.

Ndërkaq, bëhet e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve janë turistë të huaj. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Lini një koment