Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 21-vjeçari (EMRI)

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 21-vjeçari (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi pasditen e së martës në Tiranë.

Policia tha se ngjarja u shënua rreth orës 15:15, në rrugën ‘Gryka e Kaçanikut’, ku automjeti me drejtues shtetasin Azem Marku, rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Denis Gaxha, rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Denis Gaxha, ndërsa shtetasi Azem Marku, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment