Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të dielën në aksin Pogradec-Lin.

Aksidenti u shënua në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.

Gjendja e të lënduarve është serioze por burime pranë spitalit bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lini një koment