Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident më vdekje në Berat, humb jetën 54-vjeçari

Aksident më vdekje në Berat, humb jetën 54-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të hënën në Berat. Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 12:25, në aksin rrugor

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të hënën në Berat. Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 12:25, në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku shtetasi A. G., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen D. M., 34 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. A., 54 vjeç, ndërsa është dëmtuar drejtuesi i tij, shtetasi A. G., i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Lini një koment