Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në afërsi të fshatit Porav, ku janë përfshirë një automjet tip fuoristradë dhe një motomjet.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motorit, i identifikuar si A. Uka.

Fillimisht ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është kërkuar ndërhyrja e helikopterit për ta dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar, shkruan A2CNN.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

Lini një koment