E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në aksin Gramsh–Cërrik, motori përplas këmbësoren

Aksident në aksin Gramsh–Cërrik, motori përplas këmbësoren

Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Gramsh–Cërrik, pasi është përplasur nga një motor.

Nga të dhënat paraprake, këmbësorja është goditur nga motori, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Si pasojë e përplasjes, ajo ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është larguar nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit.

Lini një koment