E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën anësore të rrugës! Plagosen 2 vajza

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën anësore të rrugës! Plagosen 2 vajza

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment