Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në aksin Korçë–Maliq, një i plagosur pas përmbysjes së një automjeti

Aksident në aksin Korçë–Maliq, një i plagosur pas përmbysjes së një automjeti

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment