Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, drejtuesi i mjetit plagoset pas përplasjes me barrierat

Aksident në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, drejtuesi i mjetit plagoset pas përplasjes me barrierat

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zërzvaskë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar, duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin, çka ka sjellë përplasjen me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Burime nga policia e qarkullimit rrugor bëjnë me dije se automjeti dyshohet të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Megjithatë, fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, burime pranë spitalit të Pogradec bëjnë të ditur se i plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçë për trajtim më të specializuar.

Policia po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Lini një koment