Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në By Passin e Vlorës, përplasen dy automjete! Plagoset rëndë një nga shoferët

Aksident në By Passin e Vlorës, përplasen dy automjete! Plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën e By-Passit të Vlorës pranë fshatit Kaninë.

Një automjet i llojit Golf është përplasur me një furgon. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia ose një parakalim i gabuar nga ana e mjeteve. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit Golf.

Ai raportohet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkakut.

Lini një koment