Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Gramsh, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar! Rrezikohen kalimtarët

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar! Rrezikohen kalimtarët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Gramshit. Raportohet se një automjet me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me shtyllën.

Në momentin e aksidentit ka pasur edhe qytetarë me fëmijë duke ecur në trotuar por që kanë shpëtuar mrekullisht.

Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë që të vendoset polica për shkak se automjetet lëvizin me shpejtësi në këtë aks.

Lini një koment