E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Korçë, makina përplas këmbësorin

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Prefekturës së Korçës të shtunën, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas të dhënave paraprake, këmbësori po kalonte rrugën në momentin kur është goditur nga mjeti.

Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Lini një koment