Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është një grua e moshuar. Menjëherë pas ngjarjes, e dëmtuara është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se gruaja ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Lini një koment