Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident në Vlorë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Aksident në Vlorë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor ndodhi të enjteb në Bulevardin e Palmave në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një mjet elektrik dhe një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, një i ri, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupet e policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment