Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident pranë “Lumit të Vlorës”, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident pranë “Lumit të Vlorës”, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Sipas informacioneve paraprake, shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur fillimisht me një bordurë betoni dhe më pas ka dalë nga karrexhata.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, duke shmangur pasoja më të rënda.

Mjeti ka pësuar dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment