Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë i linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes në furgon ndodheshin 18 persona ndërsa 2 prej tyre kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Lini një koment