Aksident tragjik në Kurbnesh, një viktimë dhe dy të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Kurbnesh të Mirditës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë, duke shkaktuar pasoja tragjike për personat që ndodheshin në të.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej pasagjerëve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi:
Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.