Thursday, 27 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 27 gusht, në aksin rrugor që lidh Fishtën me aksin Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është përplasur me monopatinën me të cilin po lëvizte i mituri. Përplasja ka qenë e fortë dhe, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, 12-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Lini një koment