E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Tre të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë të shtunës.

Aksidenti më tragjik u shënua pranë tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Përplasja e fortë mes dy automjeteve u mori jetën dy personave dhe la të plagosur pesë të tjerë.

Viktima mbetën drejtuesi i njërit mjet, një 42-vjeçar, dhe një pasagjere e mjetit tjetër, ndërsa pesë të plagosur u dërguan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Viktimë mbeti një 65-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupet hetimore kanë zbritur në terren dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të dy aksidenteve të rënda.

Lini një koment